“Këtë herë s’do shpëtosh”/ Çfarë ndodhi?! Zhurmë dhe të bërtitura në shtëpinë e BBVip, Egla “shpërthen” në lot
“Po njëri brekët, tjetri një lëngaraq karkalec që tremb një femër…”
Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e “Big Brother Vip”, teksa ata janë përfshirë në shumë debate të forta, ku nuk kanë munguar as lotët.
Gjithçka ka nisur pasi Liami vendosi të krijon zhurmë në shtëpi, duke përplasur tenxhere. Ai e ka kryer këtë gjë në dhomën e gjumit, aty ku ndodhej Egla, e cila është shfaqur e trembur.
Ajo ka debatuar ashpër me banorin, teksa edhe është prekur duke shpërthyer në lot.
“Më erdhe në fytyrë më trembe”- i është drejtuar ajo Liamit, teksa ai vazhdonte përplaste tenxheret.
Më pas, ka ndërhyrë Lidi duke i marrë tenxheret Liamt, teksa ky i fundit ka vijuar debatin me Eglën.
Egla: “Vertet ma bëri ti mua atë? Mashkull ti? Ti dhe ti (drejtuar dhe Jetmirit) burrë?”
Liami: “Ua ka njeri këtu? Unë mendova që nuk kishte njeri.”
Egla: “Po njëri brekët, tjetri një lëngaraq karkalec që tremb një femër…”
Liami: “Nuk të shoh, ku je?”
Egla: “Burra jeni ju more? Hey më shihni një kërcënim tani, do ju kërcënoj.”
Liami: “Nuk të shoh.”
Egla: “Po të isha jashtë do ju kisha numëruar dhëmbët, të gjitha tek dentisti, 1, 2, 3, 4.”
Liami: “Çfarë janë këto me, avash me avash.”
Egla: “Po ta tregoj që të flesh i qetë”
Liami: “Po ku ka këtu…”
Jetmiri: “Kësaj radhe nuk do shpëtosh. Je shumë e bukur për ta dredhur.”
Pas kësaj Egla është shfaqur duke qarë, teksa Heidi, Romeo dhe Graciano i kanë qëndruar pranë. / G SH