Analiza për Big Brother VIP, Prof Kabo: Bëjnë sikur s’e shohin, nëse nuk i njohim vlerat e shoqërisë do jetonim në iluzione. Ja kush më ka befasuar
Profesori i shquar, Përparim Kapo, i ftuar në “Procesin Sportiv”, u pyet se çfarë mendimi ka për edicionin e tretë të Big Brother VIP.
Sipas Kapos, njerëzit të cilët në qëndrimin e tyre, shprehen me fjalë fyese ndaj këtij emisioni, mund të mos e ndjekin nëse nuk u pëlqen, por në fakt thotë ti, këta persona mund ta ndjekin.
“Unë nuk e pashë, por më morën në telefon shumë njerëz që më kishin përmendur atje. Drejtuesi Ledjoni dhe një nga ata që bën opinione, ish-studentja ime. Pavarësisht se referimi nuk ishte ekzakt, por ishte një lloj konsiderate. Unë nuk jam dakord me një lloj qëndrimi të disa njerëzve , që në mënyrë injoruese i drejtohen këtij emisioni me fjalë fyese dhe jo shumë qytetare. Nëse nuk të pëlqen mos e shiko. Dyshoj se e shohin, por bëjnë sikur se shohin. Kjo nuk është e sinqertë, kjo i turpëron ata”, tha profesori.
Ai tregon se konkurrenti që i ka bërë më shumë përshtypje është Heidi, për shkak të etikës dhe sjelljes që ka ajo, ndërsa ka edhe një koment për artistët shqiptar. “Personi që më ka bërë më shumë përshtypje, që lidhjet me shijet e mija është ajo vajza që ka ardhur nga Italia, Heidi. Tolerante, bashkëjeton me të ndryshmen, nuk e prish gojën dhe nuk ka elementë shpagues.”
“Këta që janë rritur në Shqipëri, bëhen karizmatik duke shpaguar. Kush je ti? Ai që të urren ty. Në këto tre vitet e fundit ka pasur artista, që në vend të krijojnë një klimë bashkëjete, konfliktohen me njëri tjetrin, sa unë vë më dyshim nëse janë artistë apo bëjnë sikur janë artisë. Kjo nuk i nderon ata ”, thotë Kapo.
Edhe pse ata zgjedhin të shfaqën në mënyra të ndryshme, Kapo thotë se janë një e vërtetë e realiteti shqiptar, të cilin duhet ta njohim dhe ta pranojmë.
“Ka një sulm ndaj Top Channel sikur ky televizion promovon antivlera. Çdo media është lajms. Lajmsi që nga antikiteti nuk mban përgjegjësi, unë e shikoj nga një kënd tjetër. Nëse ata nuk tregojnë vlerat e shoqërisë tonë, është mirë ta njohim apo mos e njohim? Nëse nuk e njohim do jetojmë me iluzione e nëse e njohim dhe këtë na e jep një media televizive, ne duhet të themi faleminderit, sepse ne po kuptojmë se çfarë vlerash ka shoqëria”, tha profesori.
Top Channel