Life Style

‘Është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin’- U martua në fshehtësi? Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me partnerin misterioz

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh.

Ajo theksoi se i dashuri ende nuk i ka propozuar dhe pyetjes pse nuk publikon foto me të iu përgjigj se “është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”.

Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin.

Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr.

Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar.

Nuk jam e martuar, mund të konfirmohet në gjendje civile. Unë nuk besoj tek martesa e fejesa, bashkëjetoj pjesërisht me të, jo tamam”, u shpreh këngëtarja./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button