ShowBiz

Moment emocionues në Ferma Vip, Çiljeta takon dy djemtë e saj: Dua të rriten me shumë dashuri për njëri-tjetrin!

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka takuar sot dy djemtë e saj Fernandon dhe Bekon.

Kjo ishte surpriza e parë kaq e madhe për këngëtaren që nga momenti kur është futur në “Ferma Vip”.

Emocionet e takimit ishin të mëdha për shkak se edhe të vegjëlit e saj ishin shumë të emocionuar. 

Fjoralba: Mua më mungon Çiljeta seksi që theu tabu.

Çiljeta: Nuk më mungon ajo pjesë, çdo gjë ka moshën e vet. E kam kaluar atë fazën, jam në një fazë shumë të rëndësishme të jetës time. Më mungon pjesa e koncerteve dhe studios, nuk më mungon jeta e natës. Pasi edhe kur kam bërë koncerte vitet e fundit, më është dashur të mbyll punët e shtëpisë dhe darkën, pastaj të iki në koncert dhe të qesh. Familja ka një rëndësi të madhe në jetën time, dy fëmijët e mi dhe Albani.

Fjoralba: Përtej këtij roli kaq fisnik dhe dashurisë së madhe si nënë dhe si bashkëshorte a ka momente kur hera herës ndihesh e lodhur.

Çiljeta: Jo. Nuk më la karriera mua, isha unë ajo që mora këtë vendim. U mundova t’i përshtatesha dhe Albanit dhe familjes, familja është obligim i madh, ne kemi dy fëmijë si drita, do jenë rritur me shumë dashuri për njëri-tjetrin, fokusi im është aty.

Djali i saj i vogël nuk e njohur kurrë nënën, pasi ajo ndërroi jetë pas lindjes, por Çili ka treguar sot se ka një zemër shumë të madhe dhe se nuk i ndan të dy fëmijët. 

Ajo ka treguar pak ditë më parë në fermë se do të ketë edhe një fëmijë tjetër me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button