Lajme

Merret sot në Kuvend vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë në seancë?

Në Kuvendin e sotëm që nis në orën 10:00 do merret një vendim mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Do vendoset nëse ajo do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën kushtetuese. Kjo pikë e rendit pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste nuk ka mbajtur ende një qëndrim për këtë çështje, por ka deklaruar se deri të mërkurën do përgatiste një raport, ku do rendiste argumentet ligjore ndaj vendimit të Kushtetueses dhe do e prezantojë sot.

Sot gjithashtu do kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Në rend dite gjithashtu janë futur edhe kërkesat e institucioneve të vettingut për rritje page. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button