Vdiqën 144 persona/ Çfarë e lidh kompaninë e djalit të Joe Biden me sulmin terrorist në Moskë?
Sulmi terrorist ndodhi më 22 mars, në sallën e koncerteve ku ndodheshin qindra persona
Komiteti Hetues i Rusisë hapi sot një hetim për financimin e sulmit terrorist në “Crocus City Hall”, në të cilin dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të SHBA-së dhe NATO-s.
Sipas RIA Novosti, paratë e përdorura për financimin e sulmit erdhën përmes kompanive tregtare, kompanisë ukrainase të naftës dhe gazit Burisma Holdings. Burisma Holdings njihet se drejtohej nga djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, kur Biden Sr ishte nënkryetar në administratën e ish-presidentit Barack Obama.
Joe Biden mohoi përfshirjen në punët e asaj kompanie, pasi u zbulua se laptopi i Hunter përmbante informacione për një takim midis Joe dhe përfaqësuesve të asaj kompanie. Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokhin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u përpoq të niste një hetim ndaj Burisma Holding, dhe një hetim pasues u pezullua në nëntor 2020 kur Biden u bë president i SHBA.
Në sulmin terrorist në Crocus City Hall më 22 mars, sipas të dhënave të fundit, 144 persona u vranë dhe 551 persona u plagosën. / G SH