Lajme

Balluku inspekton tunelin e Llogarasë: Do të jetë gati më 30 qershor

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot tunelin e Llogarasë, si dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse të tij me akset kombëtare.

Balluku, përgjatë inspektimit të korsive rrugore pas daljes nga tuneli, tha se punimet në këtë tunel kanë ecur mirë dhe se tuneli do të jetë gati më datën 30 qershor, para nisjes së sezonit turistik.

Të dyja tunelet i kemi në vëmendje dhe unë i inspektoj shpesh, si atë të Murrizit dhe atë të Llogarasë. Edhe te tuneli i Murrizit, megjithëse po punohet ngadalë, po punohet mirë. Sot kemi ardhur të shohim rrugët ndërlidhëse, ku po inspektojmë rrugën pas daljes nga tuneli, aksin Palasë-Dhërmi. Ndërkohë që tuneli do të ketë 4 korsi, rruga në dalje dhe një korsi që do shkojë djathtas me rrugën e re.

Ky tunel do të jetë gati në datën 30 qershor. Ky sezon turistik po fillon më shpejt këtë vit. Ndërkohë që ne punojmë, do të shtohet edhe trafiku gjatë fundjavave, dhe duhet të përpiqemi që të mos krijojmë trafik në këtë zonë. Të kemi kujdes me fashat oraret kur punohet. Tuneli i Llogarasë vendoset në rangun e tuneleve të gjata. Kemi marrë parasysh edhe faktin se numri i automjeteve do të vijë në rritje. E kemi konsultuar që tubi i emergjencës të kthehet në një tub qendror”, – u shpreh Balluku./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button