Lajme
SPAK kërkoi rikthimin në burg të Vangjush Dakos, çfarë vendimi mori Apeli i Posaçëm
Apeli i Posaçëm vendosi të lërë në arrest shtëpie Vangjush Dakon.
Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkoi kthimin në burg të Vangjush Dakos.
Kjo kërkesë, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.
Por nga ana tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak./Top Channel