ShowBiz

“Jam penduar që kam lejuar Meritonin…”/Ilnisa zbulon se çfarë do të kishte bërë ndryshe gjatë rrugëtimit të saj në BBV

Ilnisa është shprehur se është penduar që është marrë me Eglën dhe që ka lejuar Meritonit të merret me të.

Mbrëmjen e e kaluar, Vëllai i Madh, iu ka dhënë mundësinë banorëve të Dhomës së Bardhë, Eglës, Ilnisës dhe Meritonit, që t’iu përgjigjen disa pyetjeve pasi ishte nata e fundit për ta në këto ambjente.

Egla ka treguar se është penduar për gotën që i ka hedhur Meritonit duke e lënduar në sy ndërsa Meritoni është penduar që ka respektuar dhe ka afruar persona të cilët më pas ia kanë përdorur situatat.

Sa i përket Ilnisës, ajo është shprehur se është penduar që është marrë me Eglën dhe që ka lejuar Meritonit të merret me të.

Jam penduar gjatë këtij rrugëtimi që jam marrë me ty. Dhe jam penduar që kam lejuar edhe Meritonin, pa e shpjeguar bashkë siç shpjegojmë çdo gjë, që është marrë me ty. Jam diskutuar për çdo përgjigje që të kam dhënë ty. Për mënyrën se si ti transformon dhe jo më pak se disa minuta më parë na quajte sërish përndjekës ndërsa tani po thua tjetër gjë. Pendohem që të dëgjoj ty ende po jam e detyruar ta bëj. Kjo nuk është rëndësi që po të jap por kjo është një gëlltitje e madhe të cilën unë do e çoj poshtë nëse do me jepet mundësia të qendroj në shtëpi dhe do ta ndaloj në një moment që të më ndodhin situata të tilla me njerëz të papërgjegjshëm si ti të cilët të infektojnë, dashur pa dashur”, ka thënë Ilnisa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button