Bota

Vetëm 95 metër larg, avioni me 147 pasagjerë rrezikon të përplaset me kullën e kontrollit

Një Boeing 737-800 i kompanisë ajrore amerikane “Southwest Airlines” me 153 persona në bord ka rrezikuar të përplaset me kullën e kontrollit të aeroportit LaGuardia në Nju Jork, pasi përfundoi jashtë trajektores së tij gjatë zbritjes.

Incidenti ndodhi të shtunën më 23 mars. Avioni me 147 pasagjerë, 2 pilotë dhe 4 stjuardesa u nis nga Nashville dhe u drejtua për në aeroportin e Nju Jorkut. Kushtet e motit nuk ishin fort të kënaqshme për një ulje normale, pasi shpejtësia e erës ishte e lartë dhe frynte nga veriperëndimi, ndërsa dukshmëria ishte e mundur vetëm në një milje për shkak të shiut.

Një aeroplan JetBlue ndërpreu uljen duke lajmëruar turbulenca për shkak të erës së fortë dhe parashikohej që Boeing të bënte të njëjtën gjë.

Pilotët raportuan se i konsideronin kushtet e motit jo të favorshme për të zbritur të sigurt, por pas një xhiro rreth aeroportit, avioni përgatitet sërish për zbritjen drejt pistës. Deri në 2400 metra nga fillimi i pistës Boeing 737-800 ndjek trajektoren e duhur, po më pas, befas, në orën 12.00 dhe 45 sekonda fillon të devijojë për arsye të paqarta.

Avioni ka devijuar aq shumë sa u pa duke fluturuar vetëm 376 metra në të djathtë të Kullës. Pak më pas, në orën 12:01 dhe 28 sekonda, nga kulla kontaktuan menjëherë me kabinën duke i urdhëruar të alarmuar: “Kaloni rrotull! Shkoni rrotull! Vazhdoni, ngjituni lart dhe mbani një lartësi prej 610 metra”.

Në atë moment avioni ishte në lartësinë 83 metra dhe po fluturonte përballë një kulle 71 metra të lartë dhe përplasja është shmangur në vetëm 11 sekonda.

Në pikën e tij më të afërt me kullën – sipas llogaritjeve – avioni ka kaluar në një distancë minimale vertikale prej 170 metrash, distancë horizontale 95 metra dhe me një shpejtësi prej 230 kilometra në orë.

Vazhdoni të ngjiteni”, – thotë kontrollori i Kullës. Pas disa sekondash nga kulla ata kontaktojnë përsëri Boeing: “Southwest 147, a jeni akoma aty?”, pyet kontrolli.

“Po, ne po përpiqemi të zgjidhim disa gjëra. Po ngjitemi në lartësi deri në 2000 metër”, përgjigjet një pilot. Kalojnë edhe pak çaste dhe piloti e pyet kontrollorin: “Pse na kërkove ta mbyllnim?”.

Sepse nuk ishe në linjë fare me pistën! Në fund ju ishit në lindje. Nuk do të kishe zbritur në pistë”, përgjigjet profesionisti – pak i habitur.

Teksa avioni i largohet aeroportit, këtë herë një pilote femër thërret kullën nga kabina: “Këtu është Southwest Airlines 147, ne do të donim të devijojmë për në Filadelfia ose në Pittsburgh”.

Më pas avioni ulet në aeroportin Baltimore-Washington në orën 12:49 me orën lokale. Një hipotezë është se ndryshimi i erës mund ta ketë lëvizur avionin nga rruga e synuar e fluturimit. Dukshmëria e ulët – më pak se 1000 metra -, shiu dhe ngarkesa e tepërt e punës për t’u bërë në kabinë mund ta kenë bërë të vështirë, në mos të pamundur, për pilotët të kuptojnë se avioni kishte përfunduar në një “shteg” të rrezikshëm, pranë kullës së kontrollit.

Në lidhje me aksidentin – vërtetë i rrallë në këtë sektor – organi federal i aviacionit amerikan FAA hapi një hetim për të kuptuar se si ishte e mundur që pilotët të humbnin referencat e tyre hapësinore në një mënyrë kaq domethënëse/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button