Bota

Turistët sulmohen nga elefanti, ndërron jetë 80-vjeçarja!

Video e bërë virale në X tregon momentin kur grupi me 6 turistë ndiqen nga elefanti.

Një turiste amerikane 80-vjeçare humbi jetën pasi një elefant sulmoi makinën me turistë në Parkun Kombëtar Kafue, Zambia. Video e bërë virale në X tregon momentin kur grupi me 6 turistë ndiqen nga elefanti. Nga pamjet shihet se automjeti po kalon në parkun kombëtar kur elefanti fillon t’i afrohet gjithnjë e më shpejt. Mjeti ndaloi dhe kafsha e përmbys. Në makinë dëgjohet udhërrëfyesi duke bërtitur “hej, hej!”. Pastaj disa persona të tjerë fillojnë të bërtasin dhe ata. Përveç gruas së ndjerë e cila humbi jetën, turistët e tjerë u plagosën.

Ndërkaq, hulumtimet kanë treguar se elefantët varrosin të vegjëlit e tyre të vdekur. Studiuesit në rajonin e Bengalit të Indisë zbuluan pesë vende ku u bënë varrime midis 2022 dhe 2023, sipas një studimi të botuar në “Journal of Threatened Taka”. Ekipi zbuloi se një tufë elefantësh e kishin mbajtur këlyshin e ngordhur nga trungu dhe këmbët e tij përpara se ta varrosnin në tokë, me këmbët lart./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button