Ferma VIP “mbërthen” shikuesit, dinamika të shumta dhe tensione mes fermerëve

Edhe pse kanë kaluar më pak se 20 ditë nga nisja e rrugëtimit të “Ferma Vip 2” kjo javë ka patur diskutime të forta, dinamika të paparashikuara, si dhe shumë humor e momente emocionuese.
Vetëm 35% buxhet, si pasojë e sfidës së humbur në primen e së hënës, ka vënë fermerët në vështirësi për menaxhimin e shumës.
Agai sërish u tregua zemërgjerë, duke i dhënë edhe një tjetër mundësia për shtimin e buxhetit. Një sfidë për Anduelin, Big Bastën, Andrean dhe Yllin, do të bënte që fermerëve t’ju rritej buxheti.
Dhe me qenë se sfida nuk kaloi me sukses 4 fermerët u dënuan duke u dërguar në shtëpinë e fakirit, deri në një vendim të dytë nga Agai.
Por ky vendim, i cili u shoqërua me penalizime si; moskomunikimi me pjesën tjetër të konkurrenteve, është munduar të pritet me pozitivitet nga 4 fakirët.
Kryeplak Albano edhe këtë javë ka bërë më së miri punën e tij, ku veç organizimit të sfidave ka sjellë shumë të qeshura në Fermën e VIP-ave. Punimi i parcelave dhe mbjellja e perimeve ka vënë në lëvizje të gjithë fermerët.
Sfidë që ka sjellë debate për ndarjen e grupeve e deri te tensionet e zërat e ngritur, veçanërisht mes konkurrentëve që humbën sfidën.
Gjatë këtyre ditëve në fermë ka patur momente tensioni, rregulla të thyera, prishje miqësish, por dhe fillime të reja. Limi dhe Alba u bënë subjekt i spekulimeve për momente intime. Këto pamje kanë ngjallur diskutime, duke u komentuar si një zhvillim i ri në marrëdhënien e tyre.
Një televotim i hapur prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, do të sjell të tjera dinamika në lojë.
Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21 live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv




