ShowBiz

“Nuk e ka lojën me Ilnisën dhe Meritonin”/ Flet miku i Eglës: Është një nga pretendentet kryesore për të fituar…

Miku dhe bashkëpunëtori i Egla Cenos, Klisni Lala, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me “Wake Up”

Miku dhe bashkëpunëtori i Egla Cenos, Klisni Lala, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me “Wake Up”. Drejtori i Qendrës së Artit Elbasan foli më shumë mbi lojën e aktores brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe si e parashikon rrugëtimin e saj tani.

I pyetur se si po i duket loja e Eglës, Lala u shpreh se ‘na ka dalë pak jashtë pritshmërive, është faktorizuar shumë”.

Lala

“Sot që flasim është një nga pretendentet kryesore për ta fituar këtë reality show. Presim si do të shkojë situata e dhomës së bardhë. Jemi të gjithë në mbështetje të saj”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me dhomë e bardhë, se si do të shkojë bashkëjetesa e Eglës me Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, Lala tha:

“Unë nuk mendoj se Egla e ka lojën me Ilnisën dhe Meritonin, paçka atyre që kanë ndodhur. Ka tjetër fokus. Gara e Eglës ka marrë tjetër drejtim. Besoj edhe këto tre ditë do t’i kalojë me shumë sukses dhe do t’i fokusohet lojës së madhe në atë shtëpi të madhe. Do të ketë tjetër qasje”.

Më pas ai shtoi se Ceno në këtë moment luftën e ka me veten. Sipas tij, Egla ka kaluar në një stad tjetër dhe është pretendente shumë e fortë.

“Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të rregullojë disa gjëra. Duhet të zbutet pak, të ketë një fjalor më të moderuar. Më kishte thënë para se të hynte që do luante fort e do i përgjigjej të tjerëve me të njëjtën monedhë”, tha Lala. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button