ShowBiz
“Harbohen” fermerët, nis “shkuma party” në oborr
Temperaturat e nxehta duket se kanë “nxehur” dhe fermerët, të cilët kanë organizuar një “shkuma party”.
Ka qenë ideja e Dijonisit të organizonte një festë në fermë, e cila u mirëprit nga fermerët e tjerë. Shumë shpejt në “Fermën VIP”, atmosfera ndryshoi dhe nga një rutinë u kthye në një festë me plot energji dhe “harbim”.
Fermerët filluan të kërcejnë nën tingujt e muzikës elektronike dhe të kalojnë momente të bukura në oborrin e shtëpisë. /vizionplus.tv