“Kujdes do të goditeni”, Irani paralajmëroi Moskën për sulmet terroriste
Shërbimet ruse të inteligjencës ishin njoftuar paraprakisht për sulmet terroriste në Moskë. Tre burime kanë konfirmuar për Reuters, se Teherani kishte vënë në dijeni autoritete e Moskës për sulmet më vdekjeprurëse në 20 vitet e fundit brenda territorit rus.
“Disa ditë përpara sulmit në Rusi, Teherani ndau informacione me Moskën për një sulm të mundshëm të madh terrorist brenda Rusisë. Informacionin Irani e mori nga të arrestuarit të cilët kishin planifikuar sulme terroriste në Iran”.
Një burim i dytë tha për Reuters se informacionit që Teherani i dha Moskës për një sulm të afërt nuk kishte detaje specifike në lidhje me kohën dhe objektivin e saktë.”
Anëtarët e ISIS u udhëzuan të përgatiteshin për një operacion të rëndësishëm në Rusi. Një nga terroristët (i arrestuar në Iran) tha se disa anëtarë të grupit kishin udhëtuar tashmë në Rusi”.
I pyetur për informacionet e Reuters, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi të kishte dijeni për të tilla të dhëna sekrete.
Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar gjithashtu Rusinë për një sulm të mundshëm terrorist, por Moska, e cila ishte thellësisht mosbesuese ndaj qëllimeve të Uashingtonit, e hodhi poshtë informacionin.
Sakaq, Rusia ka vijuar me operacoinin për arrestimin e të dyshuarave për terrorizëm. Aksioni është zhvilluar në republikën ruse të Dagestanit ku 9 persona janë arrestuar si të dyshuar për financimin e sulmeve terroriste në Moskë, thekson media ruse, Ria Novosti./OraNews