Gazetarja për ‘BBV’: Turp! E lumtur që i kam refuzuar ftesën
Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka bërë së fundmi një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar.
“Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr.”- shprehet ajo.
Sakaq Krelani ka shtuar se në atë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues dhe të gjithë janë për vepër penale.
Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, njerëz që me këto sjellje i kisha deponu në kategorinë për “Vepër Penale”. Nuk ka nevojë më të dal gjak nga trupi për me marr masa, ose me e kuptu torturën apo dhembjen që po ushtrohet në këtë “kopsht zoologjik”. Po me vjen turp kush po e përfaqëson Kosovën e gjithë Shqipërinë aty brenda.
Arsyetimi që “Kjo është lojë” është turpërues. Po më vjen turp për juve. As në lagje nuk kisha desht me iu pas. Se lërë në një shtëpi 24/7. Prej sot vota ime ka me qenë kundër këtij formati sepse E KENI TEPRU”, shkruan ajo./albeu