ShowBiz

E pengon Bora t’i kthejë përgjigje, Mario Deda ka dy fjalë për Donaldin

Ditën e djeshme në “Fan Club”, Donald Veshaj, ka folur për përplasjet në rrjetet sociale me Mario Dedën

Ditën e djeshme në “Fan Club”, Donald Veshaj, ka folur për përplasjet në rrjetet sociale me Mario Dedën, vëllain e Julit, ku kanë thumbuar njëri-tjetrin me deklarata.

Donaldi dje u shpreh se ka qenë Bora Zemani ajo që e ka ndaluar dhe nuk e ka lejuar të bëjë reagimet që ai i ka menduar të duhura në ato momente, pavarësisht ngacmimeve nga ana e Marios.

Madje shprehu se “Juli bie në kundërshtim me fjalët që thotë, pasi dikur është shprehur se BBV është një program anti-vlera dhe tashmë është pjesë e këtij programi”.

Mario Deda i është kundërpërgjigjur Donaldit sot në “Wake Up”, ku shprehet se Romeon e ka komentuar pasi është i ekspozuar në një program televiziv, ndryshe nuk do kishte asnjë arsye për ta bërë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Salaj: Ka thyer heshtjen Donaldi, ka dalë në televizor në “Fan Club” dhe të ka përmendur ty me emër.

Mario Deda: Po e pyetën, siç vazhdimisht na pyesin edhe e neve dhe ne i përgjigjemi. Komentojmë diçka që është ekspozuar në publik se përndryshe ç’arsye do kishim për të komentuar. Një këshillë ndoshta e pa kërkuar nga ana e Donaldit, do i thosha që kur i drejtohesh dikujt tjetër dhe e pyet pse? Sepse na pyesin. Unë flas për Romeon sepse është i ekspozuar në një program televizive. Atë që pretendoi ai nga ana ime që mos ta bëja, e bëri vetë dje dhe e ka bërë sa herë që i ka dalë rasti. Sqarimet i kam bërë në një story të lezetshëm për publikun për punën e lakimit të emrit të Donaldit brenda shtëpisë, ashtu siç ka vendosur Romeo Julin para një pozite imituese me një ish-lojtar të Big Brother të vitit të kaluar, ashtu e vendosi dhe Juli Romeon me një ish-lojtar të para dy viteve. Nuk ka ndonjë gjë të keqe sepse nuk tha që Donaldi është i keq, thjesht i tha që e ke imituar, siç i tha vëllai i Donaldit, Romeo që ke imituar dikë, ashtu i tha ky tjetri. As Donaldi asnjë tjetër nuk do më zërë në faj sikur e kam nisur unë një gjë. Sa herë që të më drejtohen mua, duhet të pyesin se çfarë kanë bërë ata që unë i drejtohem atyre. /Top Channel/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button