Jetojnë të dyja në një trup, njëra prej binjakeve të ngjitura i jep fund beqarisë me një veteran të ushtrisë amerikane
Abby dhe Brittany Hensel, janë binjaket siameze të cilat u bënë të njohura në emisionin e Oprah Winfrey në vitin 1996.
Tani, po raportohet se njëra nga binjaket, Abby është martuar me një veteran të ushtrisë amerikane, Josh Bowling, raporton People.
Martesa e tyre thuhet të jetë bërë në vitin 2021, por videot e kurorëzimit po bëjnë tani xhiron në rrjetet sociale.
Pamjet të cilat po qarkullojnë me të madhe, tregojnë pak nga celebrimi i tyre.
Siç raportohet, binjaket siameze tani janë mësuese të klasës së pestë dhe jetojnë në Minesota, ku edhe janë lindur.

Abby dhe Brittany u lindën si binjake të lidhura me dicefalus siç njihet edhe në mjekësi, një çrregullim i rrallë kur dy koka janë në një trup të vetëm me një sistem gjenital.

Ato gjithashtu ndajnë edhe të njëjtin sistem të qarkullim të gjakut dhe të gjitha organet poshtë belit. Abby kontrollon krahun dhe këmbën e tyre të djathtë, Brittany kontrollon të majtën. /Telegrafi/