Meritoni tha se Rikja ka tradhtuar Vesën, reagon ish-banorja: Do vi të sqarohem…
Vesa Smolica, e cila ndërpreu rrugëtimin e saj pas 70 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri rreth katër ditë më parë, vijon ende të jetë një personazh mjaft i komentuar brenda shtëpisë.
Së fundmi ka qenë Meriton Mjekiqi, ai i cili ka akuzuar Riken se e ka tradhtuar Vesën tek pjesa e nominimin, të cilën e bërët të ndihej keq.
Rike: A nuk të vjen turp që të thuash që unë ja kam futur Vesës?
Meritoni: Vesa a e kupton zemër që ta kanë futur, në mënyrë figurative, a e kupton?
Rike: Si nuk të vjen turp?
Merioni: A e ke parë Vesa?
Rike: Dhe domethënë që ne ja kemi futur Vesës? Unë që jam shumë e lidhur me Vesën. E ku ja kam futur unë Vesës?
Meritoni: Tek pjesa e nominimit, tek pjesa e argumentave.
Rike: Si nuk ke turp, unë nuk jam tradhtare si ty që tradhton miqtë.
Lidhur me këtë bisedë, të cilën Vesa e ka ripostuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, shkruan:
“Hahaha oooo Zot ky…. Që mbrojti Franceskën dhe jo mua ndërkohë që të dyja ishim në nominim. Nejse vazhdoni ma mbani në gojë emrin. Do vi të sqarohem… shumë shpejt.” / G Sh
