“Ferma VIP”, Albano dhe Roberti komentojnë lojën e fermerëve, kush është më i rrezikuari sipas tyre?
Albano dhe Roberti gjatë qëndrimit në oborr për sfidën me rosat nga Agai, kanë komentuar edhe lojën mes fërmerëve.
Të dy mendojnë që Dijonisi ka batuta dhe do t’i rezistojë eleminimit nga “Ferma VIP”. Roberti mendon se e rrezikuar është Rigelsa, ndërsa Albano mendon se Elsa nuk është një lojtare shumë e fortë.
Pjesë nga diskutimi:
Albano: Nuk ka lidhje me çfarë jemi jasht e me çfarë jemi duke bërë këtu brenda. Mbase na duket vetja interesant, si njësha, por mbase s’jemi duke bërë asgjë në të vërtetë
Roberti: Ka plot ktu që s’po bëjnë asgjë
Albano: Po, por është grupi ynë në nominim, nuk është grupi i tyre
Roberti: Po, por po them. Djonisi është i lezetshëm, ka batuta. Edhe ajo (Rigelsa) është shumë e rrezikuar, sepse ajo nuk flet me asnjë
Albano: I mirë është shumë Dijonisi. Për Rigelsën e ke gabim, ajo po i luan shumë mirë kartat. Elsa është e rrezikuar. / VizionPlus Tv