ShowBiz

Edhe pse prishën miqësinë me njëri-tjetrin, Romeo Veshaj thotë dy fjalë për Meriton Mjekiqin

Një zarf i bardhë ka mbërritur ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP Albania.

‘Vëllai i Madh’ i ka vendosur banorët përpara një sfide, ku të cilët duhet të shprehnin dashurinë për njëri-tjetrin.

Romeo Veshaj i ka thënë disa fjalë të mira për Meritonin, përkundër se kohëve të fundit kanë prishur miqësinë.

Unë e besoj dhe e mendoj që je një baba i mirë, je një vëlla dhe një familjar i shkëlqyer dhe je një djalë i dashur”, iu drejtua ai.

Të njëjtit kanë qenë miq shumë të mirë, por gjatë rrugëtimit ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Ata madje hodhën edhe akuza, duke përmendur njerëz të tjerë nga jashtë këtij formati.

Sidoqoftë, në Big Brother çdo ditë ka situata e ngjarje të reja në mes të konkurrentëve./Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button