ShowBiz

Lojë individuale apo në grup? Fermerët tregojnë strategjitë e para të lojës

Në spektaklin e “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba ka pyetur fermerët për konkurrencën mes njeri-tjetrit, fermerin e preferuar dhe miqësitë.

Fermerët janë përgjigjur dhe kanë rrëfyer “strategjitë” e para të lojës. Moderatorja pyeti fermerët nëse preferojnë lojën në grup apo individuale.

Valeri: Loja individuale për mua është gjithmonë lojë shumë e bukur. Por, në këto moment po më pëlqen edhe loja në grup, po më shijon shumë. Të dyja bashkë i alternoj dhe kjo është loja ideale mendoj”, shprehet Valeri.

Flori: Jemi përpjekur të jemi miq dhe të reagojmë më së miri.Kemi qenë të gjithë shumë mirë më njëri tjetrin. Por, po presim sfidat që të ndihemi konkurrentë me njëri-tjetrin.

Ditea: Unë mendoj se Renisi është fermeri i preferuar. Mendoj se është shumë karizmatik.

Gloria: Kohën më të madhe e kaloj me Nikon, por fermeri im i preferuar është Mariana

Çiljeta: Albano më bën shumë për të qeshur dhe kam shumë vite që e njoh.

Flori: Jam miqësuar shumë me Rigelsën sepse kemi qëndruar bashkë në turnet e dhisë. Kemi folur shumë gjatë dhe mjaft gjëra interesante.

Albano: Unë jam fermeri më i miri dhe mi aftë, më i zoti. Çuditërisht jam miqësuar me Ditean, është shumë inteligjente. Jemi shumë të kundërt, por na ecën muhabeti. E kam një shoqe shumë të mirë.

Ditea: Zgjodha Albanon në një sfidë kastile për t’a njohur më shumë, pasi e njihja veç nga televizori dhe jo live.

Spektakli i “Ferma Vip” transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”. Gjithashtu edhe kanalin e YouTube, Ferma Vip

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button