Bota

Sulmi rus në Kiev, pasoja të rënda nga shpërthimet! Rrënohen ndërtesat

Dy shpërthime të fuqishme tronditën sot Kievin, duke nxitur autoritetet t`i bëjnë thirrje banorëve të vrapojnë nëpër vendstrehime.

Pamjet e pas-sulmeve tregonin shkatërrimet e shumta. Disa ndërtesa janë rrënuar totalisht, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren.

Gjatë natës, Rusia ndërmori një sulm masiv ndaj vendit me avionë bombardues e një flotë dronësh, ndërsa Ukraina pretendon nga ana e saj se ka goditur dy anije ruse në Sebastopoli të Krimesë. Shënjestra e Moskës ka qenë sërish infrastruktura energjetike e vendit fqinj, që ka sjellë probleme të rënda në disa rajone.

Më rëndë u godit Mikolaiv, ku 11 civilë u plagosën dhe disa ndërtesa banimi u dëmtuan nga goditjet.

Kanë shkaktuar sakaq shqetësim edhe pretendimet e Polonisë se një raketë e lëshuar prej forcave ruse gjatë bombardimeve në Ukrainë kaloi mbi hapësirën e saj ajrore pranë qytetit Oserdow, në një fluturim të zgjatur 39 sekonda./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button