Sfida nga Agai, “Nando” miqësohet edhe me Çiljetën
Fermerët nga dita e djeshme janë perballur me sfida nga Agai.
Të ndarë në dy grupe, fermerët kanë bërë dezhurnë në vathë, për të pritur lindjen e dhisë. Kjo ka bërë që VIP-at t’i përshtaten më shumë jetesës në fshat.
Këtë herë ishte rradha e Çiljetës dhe Valerit për të bërë roje në vathë.
Teksa diskutojnë me njëri-tjetrin rreth momentin kur do të lind dhia, Çiljeta nuk ka ngurruar të tregojë një anë tjetër të saj, atë të dashurisë për kafshët.
Madje, ajo i ka vendosur edhe emrin “Nando” kecit “akrobat”.
“Kec më të dashur se ky nuk kam parë, edhe trim, nuk ka frikë fare”, shprehet Çiljeta.
Por, të gjithë konkurrentët e “Ferma Vip” na kanë surprizuar me kujdesin e tyre për kafshët. Sfidat, misionet apo edhe momentet gazmore mund t’i ndiqni live në dy kanalet Tring. /vizionplus.tv/