ShowBiz

Ronela Hajati në një lidhje të re? Këngëtarja “tradhtohet” nga një detaj, Luiz Ejlli e zbulon gjatë emisionit

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Live me Luizin”, ku një përgjigje spontane ka ngritur dyshime se artistja mund të jetë në një lidhje dashurie me dikë që jeton jashtë Shqipërisë.
Gjatë një loje me pyetje të shpejta, ku duhej të vlerësonte djemtë me nota në varësi të sjelljeve të tyre në një marrëdhënie, Ronela bëri një koment që nuk i shpëtoi moderatorit Luiz Ejlli.
Teksa Luizi e pyeti se si do ta vlerësonte një djalë që i dërgon mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00, këngëtarja u përgjigj duke iu referuar diferencës së orës mes dy vendeve.

Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u shpreh Ronela, duke lënë të kuptohet se personi për të cilin po fliste mund të ndodhej jashtë vendit.
Luizi reagoi menjëherë ndaj përgjigjes së saj, duke përmendur Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vende të mundshme ku mund të jetojë personi në fjalë.
Ky moment ka shtuar kureshtjen rreth jetës sentimentale të këngëtares, megjithëse ajo nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt se është në një lidhje apo identitetin e personit të përmendur.

Gjatë lojës, Ronela foli edhe për mënyrën se si e koncepton një marrëdhënie, duke theksuar rëndësinë e besimit, mbështetjes dhe gjesteve romantike.
Dialogu i plotë mes Luizit dhe Ronelës:
Luizi: Ai është një 10, të kërkon fjalëkalimin e Instagram?
Ronela: Në rregull, edhe t’i do më japësh fjalëkalimin.
Luizi: Ai është një 8, sa herë poston foto seksi thotë ‘shumë bukur zemër’, i rritet numri?
Ronela: I rritet
Luizi: Sa i shkon?
Ronela: Sa të duash. Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim.
Luizi: Ai është një 10, por kur ziheni të heq nga Instagram, të bën bllok në WhatsApp, të pret ta telefonosh nga një numër tjetër?.
Ronela: Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim
Luizi: Ai është 10, kur i thua bëj ca të duash, ai bën ça të dojë.
Ronela: Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë.
Luizi: Ai është një 10, në restorant bën sikur ka harruar portofolin në shtëpi.
Ronela: Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe.
Luizi: Ai është një 10, por të nis “mirëmëngjesi princeshë” në 2 të drekës?
Ronela: Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje.
Luizi: Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA. Ai është një 5 të sjell lule pa arsye, i rritet numri?
Ronela: I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button