Politike

Ekuacioni ndryshoi, ambasadorët e SHBA, Gjermanisë e BE nxorën jashtë loje Ramën, Robert Papa tregon si kryeministrit po i bien mburojat, paralajmëron fundin si Gadafi, CIA, FBI e DEA në këmbë për trafiqet, 600 milionë dollarët e familjarëve të tij në Ishujt Kajman dhe dështimi i mashtrimit me Antifën

Kryeministri Edi Rama po përballet me një ekuacion të ri politik, pasi ambasadorët e SHBA-së e Gjermanisë dhe përfaqësuesi i BE-së shmangën kryeministrin dhe zhvilluan takimin me Presidentin Bajram Begaj. Gazetari Robert Papa e sheh këtë zhvillim si një sinjal se mburojat e Ramës po bien, ndërsa pushteti i tij po përballet me presionin e protestave, reagimet ndërkombëtare ndaj dhunës policore dhe akuzat për lidhje me trafikun e korrupsionin. Papa flet për dështimin e përpjekjes për ta etiketuar protestën si lëvizje të Antifas, kërkesat për hetime nga CIA, FBI dhe DEA, si dhe 600 milionë dollarët të familjarëve të tij që pretendon se ndodhen në dy llogari në Ishujt Kajman. Ai paralajmëron se Rama po sillet si Gadafi, Çaushesku dhe Asadi, ndërsa godet edhe kupolën e Policisë së Shtetit për dhunën ndaj të miturve, studentëve dhe protestuesve.

ANALIZA E ROBERT PAPËS NË “FOKUS TV”

“Ramës po i bien të gjitha mburojat dhe ajo foto e ’97-ës me dhunën ndaj tij është një foto që i kujton shqiptarëve se çfarë ai realisht meriton. U mundua me Gebelsin e tij, Fuga, i cili paska marrë miliona e miliona dollarë dhe është subjekt i SPAK-ut, për të krijuar një narrativë sikur në Shqipëri është Antifa ajo që organizon protestat. Pra, është një lëvizje marksiste, sorosiane, anti-Trump-iane dhe këtë u mundua ta afrojë si ide te një lëtyrë intelektuale Kushneri apo tek kapterët e Kushnerit, gallofët e tij dhe injorantët; nuk funksionoi, u shkatërrua! Pse? Kongresmeni Wilson, i cili ka kërkuar hetimin e CIA-s, FBI-së dhe DEA-s për lidhjet e trafiqeve të Ramës, doli haptas se duhet të ndalohet dhuna ndaj protestuesve. Keith, dhe në fund fare senatorja Slotkin, e cila është senatore në Michigan ku Rama përfitoi disa legenë dhe ligavec për të bërë një takim si Internacionalja Komuniste e Lezhës.

Zgjodhi një përfaqësues, një avokat milioner nga shqiptarët e Malit të Zi, duke e propozuar si konsull të ardhshëm fantastik të Michigan-it të Lulëzuar. Ai publikisht është tërhequr nga kjo. Mark Gjonaj, i cili ka qenë si motër e vëlla me Ramën, me çifutët përfaqësues të së majtës amerikane në këshillin bashkiak apo në Senat, edhe ai është dorëhequr nga një idiotësi që quhet Këshilli i Diasporës. Nuk ka rëndësi, sepse këtu ato forca pushteti që kontrollojnë Shqipërinë të thërrasin dhe të thonë se ku duhet të qëndrosh. Unë personalisht falënderoj ambasadën amerikane në Tiranë që e ndjek “Fokus Tv”, sidomos përmes gazetës “Sot”. Si “Fokus” ose personalisht si nënshtetas amerikan, unë e mbështes këtë vend të madh dhe ambasadori i vendit tim të dytë prej meje ka vetëm respekt, por unë si gazetar nuk kam reshtur kurrë së thëni haptas mendimin tim. Unë kam qenë gjithmonë luftëtar i të vërtetës, ndaj dhe nuk jam nga ajo pjesë që është blerë dhe shitur tek Rama. Nuk hyj te provincialët e medias; hyj nga ata që kanë rrezikuar jetën dhe nuk jam pishman, nuk kam asnjë pendesë dhe më mirë pranoj të iki se sa të nënshtrohem.

Nuk dua të jem kudhër e madhe, më mirë çekiç i vogël dhe i lirë. Pra, ky çmontim që i bëra Ramës te Antifa tregon përfundimisht që ka marrë fund. Nxori Vuçiçin, i cili e mbrojti. Përdoror gjoja idiotllëqe sikur ka folur Putini dhe kërkon t’i japë rëndësi vetes. Hajdari, siç thotë Murrizi (dhe ka shumë të drejtë), tha iranianët: Irani nuk di ku ka kokën, do merret me ne?!. Natyrisht që dy autobotët e ujit që erdhën nga Turqia nuk tregojnë qëndrimin e autokratit, gjysmë-diktatorit Erdogan, sepse shërbimi inteligjent i Turqisë nuk shkon me ato mendime; janë kontrata të vjetra. Fakti që një anije luftarake shqiptare u dëbua nga Egjeu prej Turqisë e tregon qartë. Nuk e shpëtojnë dot kurrë, sepse kur çohet një 12-vjeçar, një 13-vjeçar, një 14-vjeçar që nuk do t’ia dijë as nga vdekja, shumë shpejt do t’i shkojnë në Surrel. Ai po sillet si Gadafi, po sillet si Çauşesku, po sillet si Asadi, ndaj dhe fundin si ata do ta ketë. Janë 600 milionë dollarë në dy llogari në vitin 2019 në Cayman Islands; do t’i jap numrat e llogarisë që më kanë ardhur në mënyrë anonime.

Veting për policinë, SPAK-u të hetojë aferat

Ndërkohë kanë dalë dhe fakte të tjera që e zhysin. “Zhgarravina e Athinës”, siç cilësohet ambasadorja e shkarkuar amerikane në Athinë, ka vendosur të gjejë një burrë në Evropë, nuk do të kthehet në Amerikë; ka hapur fjalë se mund të martohet me Ramën. Nuk e besoj, por nga niveli aty-aty janë. Tani, problemi tjetër: ajo zhgarravina ka marrë 3 milionë dollarë kesh nga thyerja e sanksioneve me Iranin me një miliarder ose milioner grek; erdhi si prostitutë në Tiranë dhe kërkoi firmosjen e 6 miliardë dollarëve të shitjes së gazit të lëngshëm dhe naftës amerikane. Ka pasur pagesa kesh — e thotë media greke — në qoftë se hapen telefonatat e saj me Ramën, miliona dollarë kesh do të ketë midis të dyve.

Përfaqësuesi grek, aktor i përdorur nga Zhgarravina e Athinës, ka kryer lidhje të korruptuara biznesi me Ramën. E njëjta gjë ndodh edhe me një mediokër si Kushner, i cili ka ngritur një barrë të madhe për Trump-in me vjedhjet e pretenduara në Zvërnec dhe në Sazan. Scaramucci, i cili ka qenë për 10 ditë drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë (me të cilin kam folur disa herë), thotë që ata shpresojnë te një falje (pardon) që Trump do t’u japë të gjithëve. Fëmijët e tij haptas u thonë: “Duam të bëhemi familja më e pasur në Amerikë, ndaj kryeni biznese korrupsioni me ne sepse Trump do t’ju falë”. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në politikën amerikane. Trump erdhi si shpresë e madhe, premtoi tharjen e kënetës politike; këneta është zgjeruar. Zgjedhjet e mesmandatit do të tregojnë qartë reagimin e amerikanëve në këtë realitet të ri. Natyrisht që amerikanët nuk e blenë idenë e Fugës, i cili duhet theksuar se kur vinte Rama në Manhattan me bllokun e tij dhe pagesat kesh, kontrollonte aferat e pista të Ramës me elementë kriminalë në Amerikë.

Më parë këtë rol e luante Ahmetaj. Fakti që Ahmetaj po flet, duket potencialisht të ketë folur edhe këtu. Ron Yeffet është nën hetime federale dhe kur është Yeffet, e kuptoni që qëndrimi i këtij vendi të madh ndaj ndërhyrjes së Mosad-it në Shqipëri është: Stop! Ndalo! Shqipëria është tokë e ndikimit amerikan. Nuk ka rëndësi se si e ka emrin presidenti apo ambasadori; rëndësi ka që ajo që quhet rëndom “Deep State” (se ai është më i saktë) mbështet SPAK-un. Natyrisht që në SPAK ka persona që kontrollohen nga Rama. Një biznesmen shqiptar në Amerikë kishte shkruar një koment në Facebook dhe menjëherë vëllait të këtij prokurori ia dërguan dhe i thanë: “Shiko!” E kuptoni se ku ka shkuar djallëzia, keqdashja e kanibalëve të Ramës? Dhe ai mendon se do të shpëtojë nga policët, shumica fshatarë në çdo drejtim, kriminelë dhe të zhytur në korrupsionin e tij. Nisni një veting të policëve!

Kupola e policisë në SPAK

Do të habitemi që policë që kanë mbi 10 apartamente në Bllok, shefa komisariatesh që bëjnë edhe 1 milion dollarë ose euro në muaj (që u pëlqen) nga gjobat që vendosin. Avokati Aga me zgjuarsi ka çuar në SPAK kupolën e policisë me fakte, me video, duke i futur në tortura e krime ndaj njerëzimit; vitet e burgut shkojnë deri në 40 vjet. Policët kriminalë fshatareskë që morën nga 2,500 euro, mund të blejnë 1 metër katror shtëpi tek shtëpitë e Ballukut, Lindave dhe të Ergys Agasit. Nuk do t’ju mjaftojnë për avokatë në ditët që do të vijnë. Më mirë mos i pranoni! Dorëzoni dhe hiqni kapelet, bashkohuni! Do ta mbani si turp gjithë jetën, sepse emrat tuaj do të dalin dhe do të publikohen, fytyrat tuaja kriminale!

Ju që ngritët duart e dhunën ndaj 12-vjeçarëve, 13, 14-vjeçarëve, vajzave e studentëve, meritoni pushkatim dhe varje! Jeni me fat që këtë dënim maksimal Shqipëria s’e ka, por edhe burgimin e përjetshëm shumë prej jush e meritojnë, dhe mbi të gjitha marrjen e pasurive që keni ngritur në mënyrë të drejtë ose të padrejtë. Një polic me 10 apartamente në Bllok, një shef i madh policie që ka gjashtë plantacione hashashi në Tepelenë! Nuk e mbron dot as Vuçiç, as Kushner, askush, sepse vajtja në zyrat e Bajmram Begajt që mban portën e Ramës nga ambasadori amerikan, gjerman dhe përfaqësuesi i BE-së e tregon qartë që ekuacioni ka ndryshuar.”, shprehet Papa./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button