Politike

Sara Mila zbulon problemin e studentëve protestues: Kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë

Deputetja socialiste Sara Mila ka zgjedhur t’u shpjegojë studentëve që prej nëntë ditësh protestojnë se një prej problemeve të tyre është dëshira për të hyrë shpejt në administratën publike.
Një deklaratë për mediat ajo foli për vështirësitë e punësimit pas universitetit, mungesën e meritokracisë dhe ndikimin e njohjeve e të konjukturave partiake.
“Ka një tendencë për të dëshiruar dhe për të patur direkt një karrierë në administratë”, deklaroi Mila.
Por, kur flet për meritokracinë dhe rrugëtimin profesional, vëmendjen e tërheq edhe historia e vetë deputetes socialiste. Sara Mila u bë e njohur publikisht dy vite më parë, pasi u raportua se kishte marrë 100% të votave në burgun e Peqinit. Sot, nga karrigia e deputetes, ajo u shpjegon të rinjve se duhet të kenë durim, të fitojnë përvojë dhe të mos presin një karrierë të menjëhershme.

“Nuk mendoj se kemi mësuar shumë këto 9 ditë, se sa kemi mësuar në 140 ditë të tjera protestë në bulevard me flamingot. Aty janë disa studentë, problemet e tyre vijnë kryesisht të mbartura. Kemi të bëjmë me një gjeneratë tjetër. Nga komunikimet që kam me studentë dhe të rinj dy janë problemet kryesore: E para lidhet direkt me punësimin, me një trampolinë mes përfundimit të studimeve dhe nisjes së karrierës në tregun e punës”, tha Mila.
“Ka një tendencë për të dëshiruar dhe për të patur direkt një karrierë në administratë. Kjo nxit menjëherë një zig-zag mendimesh, konfliktesh, argumentesh, sa i përket këtij procesi. Ka nga ata që thonë se ky proces ndiqet pa meritokraci, ka nga ata që thonë duhet të kesh njohjet e duhura dhe konjukturat partiake për të penetruar në administratë. Ky është një debat që ekziston dhe ka ekzistuar më parë”, u shpreh deputetja e PS. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button