Aktualitet

Enver Bytyçi paralajmëron bojkot të mësimit në universitete dhe shkolla: Do t’i mbështesim studentët deri në grevë urie

Profesori Enver Bytyçi, i pranishëm në protestën e pedagogëve, ka paralajmëruar vijimin e lëvizjes me një thirrje për bojkot të plotë të procesit mësimor, si në universitete, ashtu edhe në shkolla.
Gjatë fjalës së tij, Bytyçi kërkoi ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë si një kusht për qeverinë. Ai theksoi se pedagogët dhe pjesa tjetër e trupës mësimore do të vijojnë të jenë çdo ditë në shesh në mbështetje të studentëve, duke mos përjashtuar as mundësinë e një greve urie.
Profesori u shpreh gjithashtu se studentët duhej të kishin marrë mbështetje më të madhe që prej protestave të vitit 2018, duke pranuar se ndaj tyre nuk është bërë sa duhet.

Lëvizja do të vijojë me një thirrje të fuqishme: bojkot total, jo vetëm në universitete, por dhe në shkolla. Duhet të ndalet dhuna, ky është kusht për qeverinë. Pedagogët, trupa mësimore, do të jenë në shesh çdo ditë. Do t’i mbështesim deri në grevë urie studentët. Të rinjtë duhet t’i kishim mbështetur që në 2018. I kemi hyrë në hak studentëve.”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button