Petro Koçi paralajmëron deputetët e PS: Entuziazmi për incidentin e Balliut mund t’ju kthehet në bumerang. Nëse s’ka zgjidhje politike, ’97-a do duket si ëndërr e bukur

Petro Koçi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Partisë Socialiste, duke i paralajmëruar për pasojat e mundshme politike të situatës së krijuar pas incidentit të Klevis Balliut me protestuesit mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Koçi paralajmëron se entuziazmi për këtë ngjarje mund të kthehet në bumerang për socialistët. Ai shton se, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike, situata mund të përshkallëzohet deri në atë pikë sa që viti 1997 të duket si “një ëndërr e bukur”.
Reagimi i Petro Koçit
Ky entuziazmi i disa deputeteve te PS kur postojne imazhin e Balliut ne Lane me duket nje budallallek dhe bumerang.
Me kujton endrren e Saliut per ta tehequr Edi Ramen zvarre ne Lane.
Emri sigurisht qe ka rendesi.
Dhe Balliu nuk eshte as Rama e as vete Saliu.
Por me i rendesishem eshte modeli qe promovon.
Po legjitimoni “zgjidhje” rruge ne raport me zgjidhjet politike.
Zgjidhjet e rruges dhe turmave nuk ngopen vetem me koken e Rames qe kerkojne aktualisht.
Prania besnike eshte nje oferte amatoreske dhe jo nje reflektim serioz i pergjegjshem.
Çlirojeni kushtetuten nga 21 Prilli berishian i 2008 es, garantoni veprim te drejtesise per kedo, pavaresisht nga emri apo hierarkia, ndryshoni sistemin zgjedhor nga ngerci i pabarazise se shanseve, rivendosni demokracine ne funksionimin e partise, sherojeni administraten nga korrupssioni etj!
Nese zgjidhjet politike behen te pamundura atehere ’97-a do duket si enderr e bukur.
Turma e tanishme nuk eshte ajo e viteve ’90.
Situata nderkombetare nuk eshte ajo e ’97 es.
Europa tashme eshte perfshire nga trazira, halle dhe pikepyetje te medha e nuk e ka ngene e atij viti.
SHBA nuk foli mbreme per te mbeshtetur nje parti apo nje individ, por per te mbrojtur Shqiperine nga kaosi, influencat e huaja hakmarrese dhe delegjitimimi i procesit politik.
Mos lejoni duke ndermarre reflektim dhe reforma serioze qe turma te kthehet ne polici morale mbi ju dhe shumicen qytetare e neser te urdheroje mendimin e jo thjesht menyren e shprehjes se tij./bw





