ShowBiz

Rudina Dembacaj opinioniste në Big Brother Kosova Vip 5?

Rudina Dembacaj përflitet si një nga emrat që mund t’i bashkohen panelit të opinionistëve të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Dembacaj pritet të jetë pjesë e panelit në sezonin e ri të reality show-t.
Nëse ky angazhim konfirmohet, aktorja do të ketë rolin e komentimit të dinamikave, debateve dhe situatave që do të krijohen mes banorëve gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e famshme.
Por emri i Rudina Dembacajt nuk është i vetmi që po qarkullon për këtë pozicion. Në diskutimet për panelin e opinionistëve është përfshirë edhe Shqipe Hysenaj, ndërsa për momentin nuk ka një konfirmim përfundimtar se cilët personazhe do të marrin pjesë në këtë edicion.
Kush do ta moderojë BBVK 5?

Përveç përbërjes së panelit, një tjetër çështje që mbetet e hapur është emri i moderatores që do të drejtojë spektaklin.
Ngarë për këtë rol përfliten tri emra: Bora Zemani, Sara Kolami dhe Xheneta Fetahu.
Se cila prej tyre do të marrë drejtimin e sezonit të ri, ende nuk është bërë e ditur. Deri në një njoftim zyrtar nga produksioni, emrat e përmendur mbeten kandidatura që po diskutohen në media.
Me afrimin e edicionit të pestë, vëmendja është përqendruar te ndryshimet e mundshme në ekran, ndërsa publiku pret të mësojë se kush do të jetë pjesë e panelit dhe kush do të drejtojë spektaklin këtë sezon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button