Aktualitet

‘Protestuesit na zgjuan’| Marku: Protesta i ka shërbyer vendit, reagim i një gjenerate

Analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi protestën e studentëve.

Marku u shpreh se protesta ka pasur frytet e veta. Ai shtoi se protesta i ka shërbyer vendit.

Sipas tij, ky është reagimi i një gjenerate dhe se duhet reflektuar për këtë.

Mark Marku: Ky është reagimi i një brezi, që duhet thënë se është reagim i fragmentarizuar.

Kjo, sepse protestuesit janë të ndryshëm. Gjërat kanë ndryshuar edhe në shoqëri. Protesta i ka shërbyer vendit, edhe sikur të mbyllet që tani.

Kjo, sepse në një shoqëri që nuk reagonte, e zgjuan shoqërinë, duke na bërë të mendojmë për ndryshimin, sepse e kishim fjetur mendjen.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button