Enkelejda Olldashi: Revolta e studentëve është e akumuluar, duhet ta dëgjojnë politikanët

Bashkëshortja e Sokol Olldashi, Enkelejda Olldashi, ka folur sot në lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Shqipëria Live’.
Ajo shprehu se shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse Olldashi do të ishte sot në PD.
“Shumë gjëra mund të ishin ndryshe te forca politike ku ai (Sokol Olldashi) ishte pjesë.
Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie, por e gjithë establishmentit që nga ’91 deri tani.
Kjo revoltë, ne jemi kundër shkatërrimit, por është një revoltë e akumuluar që veshët e të gjithë politikanëve të të gjitha ngjyrave duhet ta dëgjojnë.
Bojkoti është një sjellje vullnetare e studentëve dhe askush nga pedagogët nuk e stimulon atë, por ne e respektojmë.
Kur studentët nuk janë në auditor, ne duhet të jemi aty ku janë studentët dhe ne jemi aty”, u shpreh ajo./TCH





