Arrestimi i Ergys Agasit, gazetarja zbardh detaje të reja: Është mbajtur në vëzhgim, në garazh është gjetur një mjet…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër histori të Ergys Agasit. Sipas saj gjatë një kontrolli nga Agjencia e Sekuestrimit të Pasurive është gejtur një automjet i pluhurosur luksoz në një garazh që dyshohet se i përkiste Ergys Agasit.
E ftuar në një studio televizive , gazetarja është shprehur se më pas janë njoftuar agjentët e BKH-së. Sipas gazetares ka pasur një përplasje dhe debat me këtë çështje.
“Agasi është mbajtur nën vëzhgim. Arrestimit i ka paraprirë një tjetër histori. Agjencia e Sekuestrimit të Pasurive gjatë një kontrolli ka konstatuar në garazh një mjet luksoz që i përket Ergys Agasit. Ishte automjet i shpallur në sekuestrim.
Agjentët e BKH kanë shkuar, ka patur një përplasje, pas një debati është marrë nga ana e Agjencisë së Sekuestrimit të Pasurive.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë përgjuar disa persoanzhe mes tyre dhe Uljan Shpatarakun.
Informacionet e policisë ishin që mund të shoqërohej nga Shpataraku. Lëvizjet e fundit të Agasit ishin nga Durrësi në drejtim të Elbasanit. Prania e subjektit të dyshuar, të shtetasit Ergys Agasi në automjet është konstatuar përfundimisht në Elbasan.
Nuk kam pasur dyshim se Agasi fshihej mes Elbasanit dhe Durrësit se kishte mbështetje të krimit, Çelës dhe Troplini në Durrës”, tha Klodiana Lala./sot.com.al




