Life Style

Nga një lajm i rremë në përplasje publike! Çiljeta “shpërthen” ndaj Gjergj Lekës, vjen kundërpërgjigjja

Një lajm sarkastik që qarkulloi në rrjetet sociale është bërë shkak për një përplasje publike mes dy artistëve shqiptarë: kompozitorit Gjergj Leka dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Gjithçka nisi nga një foto montazh satirik, i shpërndarë gjerësisht online, ku pretendohej në mënyrë të rreme se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Edhe pse bëhej fjalë për një montazh, postimi ka sjellë reagime të shumta. Një prej komenteve që tërhoqi vëmendjen ishte ai i Gjergj Lekës, i cili e cilësoi si “sarkazmën e vitit”.

Në vijim të diskutimit, kompozitori shkroi se nëse dekorimi do të ishte i vërtetë, do të ishte një moment i turpshëm për institucionin.

“Në qoftë se nuk është humor, do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”, komentoi Leka.

Pas këtij reagimi, Çiljeta Xhilaga vendosi t’i përgjigjej publikisht duke sqaruar se nuk kishte marrë asnjë dekoratë dhe se bëhej fjalë për një lajm të pavërtetë.

Ajo kritikoi mënyrën e reagimit të kompozitorit, duke theksuar se gjatë karrierës së saj ka qenë aktive në muzikë, televizion dhe aktrim.

“Qetësohu Gjergj, është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef”, shkroi Çiljeta.

Këngëtarja shtoi se vlerëson rrugëtimin e saj artistik dhe se për të rëndësi ka fakti që ka realizuar ëndrrat e saj në skenë, pavarësisht kritikave.

Pas reagimit të Çiljetës, Gjergj Leka iu përgjigj sërish duke bërë dallimin mes vlerësimit personal dhe atij profesional.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes”, shkroi ai.

Kompozitori shtoi se i uron Çiljetës jetë të mirë dhe një rrugëtim me më shumë muzikë me vlera, duke nënvizuar se mendimi i tij lidhet me kontributin artistik dhe jo me personin.

Debati mes dy artistëve ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në qëndrime të ndryshme për komentet dhe replikat e tyre./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button