Makina me shpejtësi të lartë përplaset me kamionin dhe ngec poshtë mjetit të rëndë, humb jetën 27-vjeçari
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Moskë. Për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Moskë, kur drejtuesi i një kamioni ka ndërruar korsi pa të drejtë për shkak të tabelave rrugore. Pas parakalimit, një “Audi” i cili po udhëtonte më shpejtësi të lartë është përplasur dhe ka ngecur në pjesën e pasme të mjetit të rëndë.
Siç shihet edhe në videon e postuar në X, drejtuesi i kamionit ka tentuar të parakalojë ku mbi të është “gozhduar” një Audi i markës IX. Aksidenti i trafikut ka ndodhur në autostradën M-12 në afërsi të zonës Orekovo-Zuevo.
Vdekja për 27-vjeçarin Stanislav, i cili drejtonte Audi, ka qenë i menjëhershëm pasi makina e tij është “ngulur” nën kamion. Sipas bashkëshortes së tij, e cila foli për mediat ruse, 27-vjeçari ishte nisur për në punë. Ajo gjithashtu tha se kishte një ndjenjë të keqe, por megjithatë nuk i kushtoi shumë rëndësi. Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.