Life Style

Humbi jetën dy javë pasi solli në jetë djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës kërkon fajtorin: Kemi 11 vite që presim

Familja e Doriana Hakës, gruas së futbollistit Alban Hoxha e cila humbi jetën 2 javë pasi solli në jetë djalin e tyre, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi. Pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje-përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund.”- tha Hamide Haka, nëna e ish-bashkëshortes së Albanit.

Enveri, babai i Dorianës, deklaron se gjykatat po e zvarrisin prej vitesh çështjen, porse ai nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga gjykata e Apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet, po na sorollatin, shty seanca, po bëhet 3 vjet tek Gjykata e Apelit. Dua vetëm drejtësi dhe nuk do t’i ndahem këmba-këmbës derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë. Nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Shikoj nga gjykatam, hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin, se 11 vite.”- u shpreh Enver Haka.

Ndërsa avokati i familjes Haka, Bashkim Sulstarova deklaroi për News 24 se trupa gjykuese në Apel dëgjoi ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button