Life Style

Ketrin Gjoça: Si i dhamë Guljelm Radojës të hante bukë me kremin e fytyrës, në vend të gjalpit

Ketrin Gjoça, ka qenë e ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, për të folur për pjesmarrjen e saj në filmin “Gjeneral gramafoni”.

Ndër të tjera, ajo ka kujtuar një ngjarje për të qeshur me të madhin Guleljm Radoja.

Ajo tha se ai ngatërroi kremin e fytyrës me gjalpin, dhe e ngjeu bukën pikërisht me krem.

Është për të qeshur në fakt, në Korçë.

Ne kemi një dajë aty dhe na sillte gjëra për të ngrënë mua dhe motrës në hotel.

Vjen një ditë Guljelmi dhe na thotë, vajza çfarë iu ka sjellë dajua këtë herë për të ngrënë.

Po gjalp i themi ne, si zakonisht. Gjalp të freskët.

Dua dhe unë, thotë ai, pak gjalp të freskët.

Dhe shkon tek dritarja ku linim kutitë ne, dhe hap një kuti dhe lyen feten e bukës.

Por e leu bukën jo me gjalp, por me kremin e fytyrës që mbanim ne aty.

Dhe ai nuk na e harronte asnjëherë këtë ngjarje”, kujtoi duke qeshur Ketrin Gjoça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button