Arrestohet TikTok-eri i famshëm shqiptar në Greqi, abuzonte dhe ofendonte live personat me aftësi të kufizuara
Autoritetet greke kanë arrestuar një TikTok-er shqiptar, i cili akuzohet për dhunë ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe fyerje ndaj shtresave të paafta për t’u mbrojtur.
Bëhet fjalë për Florian Zani, i cili u vu në pranga, gjatë orëve të pasdites të së martës, pasi ndaj tij u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.
Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan, pasi shqiptari në rrjetet sociale TikTok dhe Youtube po bënte një transmetim live, ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.
Përveç kësaj, ai komentonte negativisht afërsitë e tyre si lidhur me drejtimin seksual të kësaj shtese, sipas policisë greke. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik./A2 CNN