Bota

Dua mamin’, 3-vjeçarja endet vetëm në rrugë natën, ndërsa nëna ishte në festë

Një vajzë 3-vjeçare u shpëtua nga një rrugë në juglindje të Brazilit, pasi u gjet duke endur e duke qarë e vetme, ndërsa kërkonte nënën e saj 19-vjeçare.

Punëtorët që po punonin për riparimin e një rruge në Santo Andre, në rajonin e Sao Paulos, e panë vajzën të dielën herët në mëngjes, e veshur vetëm me një pelenë, dhe lajmëruan Policinë Ushtarake.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vajzën zbathur, duke mbërritur në një kryqëzim rreth orës 01:31 ( me atë lokalen) pas mesnate. Ajo ndalet në një kapak pusi, ndërsa një makinë kalon me shpejtësi pranë saj. Vajza përpiqet të kalojë rrugën, por ndalon dhe shpërthen në lot duke thirrur: “Dua mamin tim.”

Punëtorët e mbuluan me rroba që i gjetën me ngut. “Ishte bërë blu nga të ftohtit”, tha njëri prej tyre. Pak më vonë, në vendngjarje mbërriti gjyshja nga nëna.

Nëna 19-vjeçare nuk ishte kthyer në shtëpi deri rreth orës 4 të mëngjesit dhe u arrestua, pasi pranoi se e kishte braktisur vajzën për të shkuar në një festë. Ajo përballet me akuza për braktisje të fëmijës, ndërsa 3-vjeçarja është vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale të qytetit të Sao Paulos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button