Vendi

PAMJET E RRALLA/ Turpërimi publik i një pijaneci në Shqipërinë e 1909-s

Diçitura origjinale: Ndëshkimi i një të dehuri në Shqipëri

Prizren, 1909: Metoda e poshtëruse e dënimit, për personat e dehur në Shqipëri. Në Przrenin e Shqipërisë, ku Ligji Islamik zbatohet me shumë fanatizëm, ka një dënim shumë të rëndë për pijanecët, të cilët gjenden të dehur në një rrugë publike.

Personi vendoset në një gomar të lidhur në një stendë druri, e cila është ngjitur në shalën e e gomarit, dhe kështu ai ekspozohet nëpër rrugë, ndërsa një djalë ecën përpara dhe i bie daulles.

Plaku në ballë të pikturës është Hoxha, i cili do ta dënojë “kriminelin” me dy-tre ditë punë të turpshme me fshirje rruge. Pritësi, i cili ka shërbyer për të dehurin, dënohet me një gjobë, që shpesh është një fitim i mirë për Pashain ose Kadiun./Nga Albert Vataj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button