Bota

Aksidenti në Itali, ky është i riu SHQIPTAR që humbi jetën, i afërmi i ish-banores së “BBA”

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari, Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, Klajdi Malaj, humbi jetën pas përfshirjes në një përplasje të trefishtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate dhe ka përfshirë tre makina, duke lënë gjithashtu viktimë edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar pa lëndime.

Sipas mediave fqinje, Klajdi Malaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Filippo Nettis ka ndërruar jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Karabinierët italianë janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Klajdi Malaj është kushëriri i ish-banores së Big Brother, Genta Gjalpi. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Genta, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.

“U prehsh në paqe Klajdush, akoma nuk e besoj, dhe nuk do e besoj kurre, ishe kushëriri më i vogel më i miri dhe në të donim shumë zemra e motrës, ishe shumë i vogël. Zoti i dhëntë forcë hallës”, shkruan Genta, teksa publikon një video krah kushëririt./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button