Politike
Zbulohet plani i brendshëm i PD-së/ Deputeti plas ‘bom*ën’: Berisha do të lërë drejtimin e partisë vitin e ardhshëm

Deputeti i PD, Besart Xhaferri në një intervistë televizive deklaroi se kreu i opozitës, Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar.
Sipas Xhaferrit retorika se zgjedhjet e 2025-ës janë vjedhur, duhet të vërtetohet nga Berisha, në të kundërt, ai nuk mund të udhëheqë me opozitën.
“Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përseriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës.
Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti./sot.com.al