Life Style

Ylli Demneri në “A Show”: Enveristët e sotëm janë ata që humbën prestigjin pas vitit 1990, jo ata që kujtojnë komunizmin

Ylli Demneri shkrimtar dhe regjisor shqiptar, i cili prej shumë vitesh jeton dhe krijon në Francë ishte i ftuar në studion e ‘A Shoë’ në Syri Tv për të treguar rrugëtimin e tij artistic mes letërsisë dhe kinemasë.

I ardhur në Tiranë pas 3 viteve mungesë tregon përshtypjen e parë

“Hera e parë që të gjithë ishin veshur shumë bukur, si të rinjtë dhe të moshuarit. Nuk e ekzagjeroj as në Paris nuk  e gjen”

Tregon se fjala ka ardhur tek ai si domosdoshmëri dhe mjet shprehës kur ka qenë rreth të 50-tave dhe nisi të shkruajë librin ‘Më kujtohet’, ndërsa sot vë në dukje se propaganda sa vjen e bëhet më agresive.  

“Fjala ka ardhur tek unë si domosdoshmëri si mjet shpresës kur kam qenë rreth të 50-tave dhe nisa të shkruaj librin ‘Më kujtohet’.

Propaganda dhe sot është jashtëzakonisht agresive. Sot është e sofistikuar dhe e vështirë për ta ndarë shapin nga sheqeri. Të gjithë ekstremet bëjnë propagandë e sa më i vogël, aq më shumë të shpëlahet truri i njeriut, vetëm nëse ke siç pata fatin unë të kesh një babë që të tregon disa të vërteta, ndryshe nuk i kupton kurrë.

Sot e kësaj dite kam rastisur enveristë. Janë enveristë jo se kujtojnë komunizmin por se pas 1990 humbën prestigjin që u kishte dhënë diktatura.

Nuk shkruan analiza politike por është një rrëfimtar i kujtesës, një bashkëbisedues mes humorit dhe reflektimit, mes letërsisë dhe imazhit.

“Nuk dua ti shpëlaj trurin lexuesit, dua ti them të vërtetën që kam parë lexuar apo jetuar pastaj e vendos lexuesi”

Përtej letërsisë, ai ka qenë aktor në disa filma të Kinostudios në vitet ’80 dhe në studio me Adi Krastën kujton moment të filmit ‘Çdo stinë’

“Viktor Gjika i donte aktorët. Bënte gjithçka që ne të ndiheshim mirë. Kaluam 3 muaj në një atmosferë fanastike.

Kam qenë present kur Viktor Gjika u mahnit kur kamera po gjironte me Anisa Markajan. Kamera ra në dashuri me Anisën, siç ra në dashuri me Rikard Larjen. Janë disa portrete që kamera bie në dashuri. Ai ishte i mahnitur nga portreti dhe loja e Anisës. Filmin e kam parë vetëm një herë kur u shfaq në kolektivin e Kinostudios. Atje e kam parë për herë të parë e kurrë më.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button