Politike

“Venezuela narkoshtet si Shqipëria”, Kalaja: Ja çfarë e lidh Ramën me Maduron

Gazetari Aulon Kalaja shprehet se Shqipëria ka ngjashmëri me Venezuelën.

Kalaja ka bërë një paralelizëm mes Maduros dhe Edi Ramës, teksa tha se të dy kanë larguar 1/3 e popullsisë nga vendi.

“Dua të bëj një paralelizëm me Shqipërinë. 1/3 e popullsisë së Venezuelës është larguar dhe ky është fakt. Është vendi më i pasur i Amerikës Latine, ndërkohë që ka popullin më të varfër, kemi të bëjmë me diktaturë, një vend i mbuluar nga droga… I them këto sepse janë njësoj me gjendjen e Shqipërisë tani. Në Europë kemi vetëm një vend që i afrohet standardeve të Venezuelës dhe është Shqipëria, si një vend narkoshtet. U kanabizua dhe sot Porti i Durrësit është porta kryesore nga futet kokaina, qoftë edhe nga Venezuela”, tha Kalaja.

“Edhe vetë Maduro ka folur për shqiptarët që merren me drogë në Venezuelë. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio e njeh mirë Amerikën Latine, ka origjinën prej andej dhe informacionet i ka të sakta. Nuk besoj se SHBA ka hyrë në Venezuelë për naftën. Nuk jam aq naiv sa të mendoj që do vijnë në Shqipëri dhe do “paketojnë” Ramën, por precedenti është shumë i rëndësishëm”, shtoi Kalaja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button