Reagimi i familjarëve të Brikenës, flet për herë të parë motra e Mateos: Nëse u ndjenë të kërcënuar…

Motra e Mateos, Keisi ka folur sot në “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother Vip” dhe raportin e tij me Brikenën.
Ajo komentoi dhe reagimin e familjes së Brikenës pas rrëfimit që Mateo bëri për raportin mes tyre. Ajo shtoi se kjo histori është dhe e shkuara e Mateos dhe ai ka të drejtë të flasë.
Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre sepse Brikena është vajza e tyre. Por dua të them se është histori që u takon të dyve dhe kanë të drejtë ta flasin të dy. Kjo është e shkuara edhe e Mateos. Ai është detyruar të japë disa detaje më shumë sepse po i drejtohej gishti si mashtrues. Ai e ka thënë shumë herë që i takonte Brikenës ta tregonte por u ndje i detyruar përderisa ajo nuk po fliste. Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër dhe e quan mashtrues. Me familjarët e Brikëns nuk kam folur sepse po të ishin ndjerë të kërcënuar do na kishin kontaktuar ata. Raporti i Brikenës dhe Mateos i takon vetëm atyre si do e zhvillojnë dhe gjithçka mbetet për tu parë.”– tha ajo.




