Life Style

“Vajzat e showbizzit nuk i tregojnë të dashurit se i kanë në kërkim”, Dea Vieri ‘harron’ që nuk ka foto me partnerin

Dea Vieri ka folur sot në Wake up për një temë që nuk diskutohet me shumë zë të lartë, por ama shumë shpesh nëpër tavolina. Ajo është ndalur te raporti delikat mes ekspozimit në rrjetet sociale dhe kufijve personalë, duke theksuar se jo çdo figurë publike është e detyruar të ndajë çdo detaj të jetës së saj private me ndjekësit.

Diskutimi u fokusua veçanërisht te vajzat e showbizit shqiptar dhe mënyra se si ato zgjedhin të mbajnë larg syrit të publikut jetën sentimentale. Dea hodhi një deklaratë që u komentua gjerësisht:

“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse (Zot më fal), por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram?!… Sikur nuk bën sens.”

Ironikisht, ndërsa Dea Vieri flet hapur për arsyet pse shumë vajza të showbizit zgjedhin të mos ekspozojnë partnerët në rrjetet sociale, edhe vetë ajo mbetet tepër e rezervuar kur vjen puna te jeta e saj sentimentale. Në profilin e saj në Instagram, ndjekësit shohin udhëtime luksoze, momente perfekte dhe pamje idilike nga vende të ndryshme të botës, por figura e personit që mund ta shoqërojë Dean në këto aventura mbetet gjithmonë jashtë kornizës. Asnjë foto, asnjë video dhe asnjë detaj që ta zbulojë. Mesa duket, Dea jo vetëm që flet për kufijtë e privatësisë, por i zbaton ato me përpikmëri…  

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button