“Unë e di që më do”/ Përqafime në shtëpinë BBV, Miri-Selin-it: Të gjithë të duan ty

Selin Bollati dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit në Big Brother VIP 5.
Gjatë përqafimit, këngëtari Miri i ka thënë Selinës se “unë e di që ti më do”, ndërkohë moderatorja Selin i është kthyer duke i thënë se “të gjithë të duan ty, o Miri”.
Gjithashtu, Selin e vazhdoj bisedën me të qeshura ku i tha këngëtarit “bashkëvuajtësi im”, pasi gjatë prime-it të djeshëm Kristi Lamaj ka vendosur që Miri dhe Selin të flenë bashkë në të njëjtin krevat.
Kjo erdhi pasi këngëtari fitoi sfidën e “Bajames” që u dha nga Vëllai i Madh, dhe si avantazh ai mori të drejtën të ndryshonte krevatet e banorëve dhe të vendoste se me kë do të flinin.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Unë e di që ti më do.
Selin: Po ty të duan të gjithë, o Miri.
Miri: Më përqafoj Selini, më dha një…
Lore: S’e besoj.
Miri: Selin, dua edhe njëherë atë përqafimin që ta shohë Lore.
Selin: Bashkëvuajtësi im.
Miri: Tamam bashkëvujtësi im, ne vuajmë në një krevat, krevat.




