U nda nga Dolce pa u lidhur mirë, Edi nuk humbet kohë: momente intime me Bian

Një situatë e re brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për afrimin gjithnjë e më të dukshëm mes Bia Khalifa dhe Eduard Kuçit, të cilët janë filmuar nga kamerat në një moment intim në shtrat.
Edhe pse të mbuluar me jorgan, afrimiteti dhe gjestet mes dy banorëve nuk kaluan pa u vënë re nga shikuesit. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në Instagram dhe TikTok, duke ndezur një valë reagimesh dhe diskutimesh të zjarrta.
Fansat e spektaklit janë të ndarë: disa e shohin këtë si nisjen e një romance të re brenda shtëpisë, ndërsa të tjerë dyshojnë se mund të jetë një strategji loje për të tërhequr vëmendjen dhe për të fituar terren në lojë.
Ky zhvillim vjen vetëm pak kohë pasi Eduardi konfirmoi publikisht ndarjen nga Dolce, një deklaratë që hapi menjëherë rrugën për spekulime të reja. Afrimi me Bian duket se i ka hedhur edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’, duke ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë më shumë sesa miqësi.
Gjatë ditëve të fundit, dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer biseda të gjata, shikime domethënëse dhe momente që publiku i ka cilësuar si “të nxehta”. Jo rastësisht, emrat e tyre janë kthyer ndër më të komentuarit e edicionit aktual.
Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës, ndërsa dinamika mes tyre pritet të mbajë vëmendjen brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVIP.




