Life Style

U konvertua në fenë islame për një arab? Reagon Aleksia Peleshi

Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit ka rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame.

E njohur dikur për jetën aktive në rrjete sociale dhe për paraqitjet me stil modern e shpesh provokues, Aleksia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë e modest, shpeshherë edhe e mbuluar me shami.

Në rrëfimin e saj, ajo ka mohuar aludimet se vendimi për t’u konvertuar ka ardhur për arsye romantike.

“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë”, është shprehur Aleksia, duke shtuar se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.

Sipas saj, rruga drejt besimit ka qenë e gjatë dhe e menduar me kujdes:

“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.

U konvertua në fenë islame për një arab? Reagon Aleksia

Aktualisht, Aleksia jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, ku duket se ka gjetur balancën mes besimit fetar dhe jetës moderne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button