Life Style

Vërtetohet parashikimi i Monika Kryemadhit: Nga Briteo nuk mbetet më asgjë

“Mateo dhe Brikena do ndahen” ishte deklarata e politikanes dhe ish-opinionistes së Big Brother, Monika Kryemadhi para pak kohësh në një intervistë.
E duket se ‘profecia’ e saj është realizuar më shpejt se ç’pritej: Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se po kalon një moment të vështirë në marrëdhënien e tyre.

Dy ish-banorët duket se i kanë dhënë fund lidhjes dhe kjo u kuptua qartë nga fshirja e fotove në rrjetet sociale.
Brikena dhe Mateo kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre në Instagram, ndërsa fansat kanë vënë re edhe një tjetër detaj: ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjetin social.

Menjëherë pas këtyre ndryshimeve, Brikena publikoi në “Instastory” një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një krizë në çift.
Megjithatë, Mateo ende mban në profilin e tij një foto ku shfaqet pranë Brikenës, ndërsa kjo e fundit e ka hequr tashmë fotografinë me të.
Situata ka surprizuar ndjekësit, sidomos pasi vetëm pak orë më parë raporti mes tyre dukej i konsoliduar. Brikena kishte publikuar edhe një foto pranë nënës së Mateos, të cilën e quajti publikisht “mbretëreshë”, duke treguar afrimitetin me familjen e partnerit.

Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet. Ndërkohë, fansat vazhdojnë të aludojnë nëse bëhet fjalë për një debat të momentit apo për fundin e historisë së tyre të dashurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button